Dybala u lëndua gjatë ndeshjes kundër Sassuolo-s të dielën, të cilën Juventus e fitoi me rezultatin 3-1.
Sulmuesi i skuadrës italiane të futbollit Juventus, Paulo Dybala, do të jetë jashtë fushe “për disa javë” për shkak të një dëmtimi në gju, njoftoi klubi.
Dybala u lëndua gjatë ndeshjes kundër Sassuolo-s të dielën, të cilën Juventus e fitoi me rezultatin 3-1.
Sipas mediave italiane, lojtari argjentinas pritet të mungojë në ndeshjen e Coppa Italia-s (Kupa e Italisë) kundër Genoa-s, një ndeshje kampionati kundër Inter Milan-it dhe Supercoppa Italiana (Super Kupa Italiane) kundër Napolit.