Pa asnjë sëmundje shoqëruese, ky është i riu që vdiq nga koronavirusi në Shqipëri

Elbasani është një ndër qarqet më të prekura nga koronavirusi duke numëruar deri më tani 75 të vdekur dhe mijëra të infektuar që prej fillimit të pandemisë.

Siç raporton gazetari Aldo Kozarja për abcneës.al, gjatë 24 orëve të fundit në Elbasan ndërruan jetën dy persona.

Bëhet fjalë për një 73 vjeçar si edhe një 37-vjeçar, i quajtur Elton Gegolli.

Mësohet se të dy personat që ndërruan jetën nuk kishin asnjë sëmundje shoqëruese.

Gegolli ishte i shtruar prej 10 ditësh në spital, por gjendja e tij është rënduar sëfundmi duke ndërruar jetë ditën e sotme.

Kategoritë
LajmeRajoni