Policia e Kosovës, në operacione kundër krimit të organizuar, krimit ekonomik dhe korrupsionit në Prishtinë dhe në Pejë, ka arrestuar pesë persona dhe ka konfiskuar dëshmi relevante.
Në njoftimin e Policisë, thuhet se Departamenti i Hetimeve përmes Drejtorive kompetente në bashkëpunim me Prokurorinë në vazhdën e parandalimit dhe luftimit të veprave penale gjatë ditë së sotme nga ky fushëveprim në dy rajone të ndryshme janë realizuar dy operacione policore ku në dy raste të ndara janë arrestuar pesë persona të dyshuar si dhe janë sekuestruar dëshmi relevante për proceduar të mëtejme ligjore.
“Në rastin e parë më 09.07.2024 Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim edhe me Hetimet Rajonale në Pejë, kanë arrestuar një person të dyshuar, nën dyshimin se i njëjti ka konsumuar veprat penale ‘fajde’ nga neni 331 dhe ‘detyrim’ nga neni 328 i KPRK-së”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Telegrafi.