Një simptomë e çuditshme u zbulua tek njerëzit që po shërohen nga korona

Njerëzit të cilët janë shëruar nga virusi corona për një kohë të gjatë kanë raportuar se ata nuhasin peshk të pakëndshëm, squfur dhe diçka të ëmbël.

Ky fenomen është i njohur si parosmia, që do të thotë shtrembërim i ndjenjës së nuhatjes, dhe është më i theksuar tek të rinjtë dhe punëtorët shëndetësorë, shkruan Sky News.

Otorinolaringologu profesor Nirmal Kumar thotë se simptoma është shumë e çuditshme dhe unike.

Kumar ishte ndër mjekët e parë që identifikoi anosminë, ose humbjen e aromës, si një simptomë e infeksionit të koronavirusit në mars.

Ai i tha AP se disa pacientë deklarojnë se nuhasin peshk në vend të ndonjë ere tjetër, dhe të tjerët se nuhasin djegie edhe kur nuk ka tym afër.

Kumar shpjegoi se Kovid 19 është një “virus neurotropik”, dmth që sulmon indet nervore dhe prek nervat në majë të hundës, që është një tronditje për sistemin nervor.

Kategoritë
FamiljeShëndetësi