Rusia reagon ndaj stërvitjes së parë të përbashkët ushtarake mes Serbisë dhe NATO-s

Rusia akuzoi sot NATO-n se po e “mbështjell Serbinë si një boa”, duke e cilësuar stërvitjen e përbashkët ushtarake që po zhvillohet në Serbi si një përpjekje për ta vënë vendin nën ndikimin e saj. Nga Moska pretendohet se Aleanca synon të marrë kontrollin mbi Ballkanin dhe ta largojë Serbinë nga Rusia.

Stërvitja ushtarake në Serbi

Bëhet fjalë për stërvitjen vjetore “Platinasti Vuk” (Ujku i Platintë), e cila ka nisur më 1 qershor me mbështetjen e Komandës Evropiane të Ushtrisë Amerikane.

Sipas autoriteteve serbe, qëllimi i stërvitjes është shkëmbimi i praktikave më të mira, si dhe përmirësimi i aftësive dhe mirëkuptimit të ndërsjellë mes vendeve pjesëmarrëse, ndër të cilat ndodhen edhe tetë vende anëtare të NATO-s.

Duke komentuar stërvitjen, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, përdori një krahasim të fortë.

“Ashtu si një boa, ata po e mbështjellin Serbinë me spiralet e dashurisë së tyre”, deklaroi Zakharova para gazetarëve.

Kategoritë
LajmeRajoni