Në Itali: Ronaldo nuk e pyet Pirlon, ai vendos vet se kur luan

Sipas “Il Corriere della Sera”, Cristiano Ronaldo, i cili ishte i pushuar kundër Beneventos, zgjedh vet se kur luan.

Ylli portugez është shënuesi më i mirë i Juventusit deri më tani këtë sezon me nëntë gola në shtatë ndeshje në të gjitha garat.

Ronaldo ishte pushuar kundër Beneventos dhe sipas disa raporteve në Itali pritet të startojë kundër Dinamo Kievit të Mërkurën edhe pse “Zonja e Vjetër” tashmë është kualifikuar në fazën e 1/16-të të Ligës së Kampionëve.

Kampionët e nëntë herë radhazi të Serie A, megjithatë, e gjejnë veten gjashtë pikë larg udhëheqësit të Serie A Milanit pas nëntë ndeshjesh në kampionat.

“Il Corriere della Sera” diskuton problemet e komunikimit të Andrea Pirlos me një pjesë të dhomës së zhveshjes së Juventusit dhe sugjeron që Ronaldo vendosi të mos luante kundër Beneventos të Shtunën.

Raporti shton se disa lojtarë të Juventusit nuk e kanë të qartë se çfarë duhet të bëjnë në fushë, veçanërisht në fazën mbrojtëse me ekipin që shpesh shtrihet më shumë se që duhet.

“Zonja e Vjetër” fitoi vetëm një nga katër ndeshjet e luajtura pa CR7 këtë sezon.

Kategoritë
Sport