Ndodh edhe kjo: Trajneri i Catanias ndalon kundërsulmin e kundërshtarëve, por ndëshkohet me të kuq nga gjyqtari (Video)

Trajneri i Catanias, Giuseppe Raffaele është ndaluar me katër ndeshje mos-lojë në Serie C pas ndëshkimit me të kuq pasi ndali një lojtar kundërshtar gjatë një kundërsulmi.

Një gjë e rrallë dhe shumë e çuditshme ka ndodhur në futbollin italian, ku akteri kryesor ishte një trajner, i cili u ndëshkua me të kuq.

Incidenti në ligën e tretë italiane ndodhi në minutat shtesë kur ekipi i trajnerit Raffaele po mundte Vibonese me rezultat 2-1.

Kur lojtari i Vibonese fitoi një top në vijën anësore, Raffaele bëri një hap përpara dhe e ndaloi atë largoi kur po shkonte në kundërsulm.

Gjyqtari ndërhyri menjëherë dhe e largoi Raffaelen me kartonë të kuq dhe tani ai është dënuar me një ndalesë prej katër ndeshjesh.

Kategoritë
Sport