Ndërpritet ndeshja PSG-Başakşehir për shkak të “komenteve raciste”

Në minutën e 17-të të ndeshjes, ndihmës menaxheri i klubit Başakşehir, Pierre Webo, i cili është nga Kameruni, debatoi me arbitrin e ndeshjes për një pozicion, por zyrtari i katërt e paralajmëroi arbitrin për ta përjashtuar Webo-n.

Ndeshja në UEFA Ligën e Kampionëve midis klubit francez Paris Saint-German (PSG) dhe atij turk Medipol Başakşehir është ndërprerë për shkak të komenteve raciste të pretenduara që u drejtuan ndaj stafit teknik të klubit turk.

Në minutën e 17-të të ndeshjes në stadiumin “Parc des Princes” në Paris, ndihmës menaxheri i klubit Başakşehir, Pierre Webo, i cili është nga Kameruni, debatoi me arbitrin e ndeshjes për një pozicion, por zyrtari i katërt e paralajmëroi arbitrin për ta përjashtuar Webo-n.

Webo pretendoi se ai u përball me një koment racist nga zyrtari i katërt.

Më pas, klubi turk u tërhoq nga fusha dhe shkoi në dhomën e zhveshjes për të protestuar zyrtarin.

Pas incidentit, kryetari i klubit Başakşehir, Göksel Gümüşdağ, tha se klubi turk nuk do të kthehet nga dhoma e zhveshjes nëse zyrtari i katërt mbetet në fushë.

Gümüşdağ shtoi se zyrtari i katërt u shkarkua nga detyra e tij për ndeshjen e të mërkurës midis klubit turk dhe atij francez.

Shumë klube turke, Federata e Futbollit e Turqisë, po ashtu edhe PSG, postuan në tëitter dhe treguan mbështetje për postimin e klubit Başakşehir “Jo racizmit”, duke protestuar incidentin.

Kategoritë
Sport