Ministria e Shëndetësisë: Nga protesta u lënduan 8 policisë dhe 2 qytetarë, ja gjendja e tyre (Video)

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se Urgjenca Kombetare ne vendngjarje, ka derguar ne spitale 10 te lenduar ne protesten e dhunshme te zhvilluar ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit”.

Tete punonjes te policise dhe dy protestues jane duke u trajtuar ne spitalet universitare te Tiranes, ku njeri prej punonjesve te rendit ka demtime me serioze.

Ne spitalin e Traumes po trajtohen aktualisht 7 punonjes te policise dhe 2 protestues ne gjendje te stabilizuar.

Ndersa ne Qendren Spitalore Universitare “Nene Tereza” po trajtohet nje punonjes i policise, gjendja e te cilit, sipas mjekeve, eshte serioze, pasi rrezikon humbjen e njerit sy dhe pritet ti nenshtrohet nderhyrjes kirurgjikale.

Urgjenca Kombetare dhe strukturat shendetesore vijojne te jene ne gatishmeri te plote.

Kategoritë
LajmeRajoni