Mikel Arteta flet pas triumfit ndaj Chelseat

Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta, thotë se ai shpreson që fitorja e “Gunners” në ‘Boxing Day ndaj Chelseat të sigurojë një ngritje për mbështetësit e klubit, të cilët ai pranon se kanë “vuajtur” deri më tani në këtë sezon.

Duke hyrë në një përballje me rivalët e tyre në Londër, Arsenali kishte qenë pa fitore në shtatë ndeshje të Ligës Premier, pasi kishte pësuar edhe eliminimin nga Kupa e Ligës kundër Manchester Cityt më parë gjatë javës.

Por “Topçinjtë” i dhanë fund kësaj serie në mënyrë mbresëlënëse të Shtunën, duke mposhtur Chelsean me rezultat 3-1 pas golave nga Alexandre Lacazette, Granit Xhaka dhe Bukayo Saka.

“Rezultati është gjëja kryesore sot, ne vërtet na duhej ajo fitore. Ne kemi qenë të pafat dhe të zhgënjyer me rezultatet tona në tetë javët e fundit kështu që kjo ishte një ditë e madhe për ne,” tha Arteta për “BBC Sport.”

“Nga fillimi i ndeshjes, ju mund të shihni se ekipi kishte energji dhe gatishmëri për të dalë dhe për të fituar ndeshjen.”

“Fryma para ndeshjes ishte me të vërtetë pozitive, ata me të vërtetë e donin atë. Unë jam i kënaqur për lojtarët dhe për tifozët. Ne i kemi lënë ata për shumë javë kështu që ishte një ditë e mirë t’u jepja atyre diçka për të brohoritur.”, tha në fund trajneri spanjoll.

Kategoritë
Sport