Mesul Özil me gjasë transferohet te Fenerbahçe, pritet të mbajë numrin 67

Fenerbahçe njoftoi se ka filluar negociatat për transferimin e Özil-it.

Mesut Özil sot me sa duket ka konfirmuar numrin e tij të fanellës për skuadrën e Super Ligës Turke Fenerbahçe përpara largimit të pritur nga Arsenali, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim në Twitter, Özil shkroi numrin 67 të bashkangjitur me një zemër, me gjasë duke iu referuar dy shifrave të para të kodit postar të qytetit të tij të lindjes Zonguldak në Turqi.

Më herët, Fenerbahçe njoftoi klubi ka filluar negociatat për transferimin e Özil-it.

Futbollisti Mesut Özil, një shtetas gjerman me prejardhje turke, iu bashkua klubit anglez Arsenal në vitin 2013 pas tre sezoneve të suksesshme me Real Madrid, ku fitoi titullin e La Liga-s, Kupën e Spanjës si dhe Super Kupën e Spanjës.

Me 44 gola dhe 77 asistime në 254 ndeshje në Angli, ai luajti një rol kritik pasi “Topçinjtë” fituan katër trofe të Kupës FA dhe arritën në finalen e UEFA Ligës së Europës në një periudhë prej 6 vjetësh.

Megjithatë, shkaku i rënies në formë dhe marrëdhëniet e prishura me menaxherin aktual Mikel Arteta dhe paraardhësin e tij Unai Emery, Özil fillimisht ka pasur kohë të kufizuar të lojës deri në ngrirjen e plotë nga ekipi i parë i Arsenalit.

Duke u lënë jashtë skuadrës së këtij sezoni në Premier Ligë dhe Ligën e Europës, Özil nuk ka bërë asnjë paraqitje për skuadrën londineze që nga marsi i kaluar.

Kategoritë
Sport