Turqia do të luajë kundër Holandës, Norvegjisë, Malit të Zi, Letonisë dhe Gjibraltarit në Grupin G të kualifikimeve evropiane.
Sonte u mësuan kundërshtarët e Kombëtares Turke të Futbollit në kualifikimet evropiane për Kupën Botërore FIFA 2022, transmeton Anadolu Agency (AA).
Turqia do të luajë kundër Holandës, Norvegjisë, Malit të Zi, Letonisë dhe Gjibraltarit në Grupin G të kualifikimeve evropiane.
Shorti u zhvillua në Cyrih të Zvicrës përmes video-konferencës mes pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).
Ish-lojtarët e futbollit, ish-mesfushori i Italisë, Daniele De Rossi dhe ish-mesfushori holandez, Rafael van der Vaart, morën pjesë në shortin e hedhur.
Ndeshjet kualifikuese do të fillojnë në muajin mars 2021 dhe do të përfundojnë pas 10 nëntorit të të njëjtit vit.
Vetëm fituesit e grupeve do të kualifikohen drejtpërdrejtë për Katar 2020.
10 nënkampionët e grupeve do të kalojnë në play-off për t’u bashkuar me dy të tjerë nga Liga e Kombeve UEFA 2020/21.
Këta 12 ekipe do të jenë në “tre lojëra play-off për gjysmëfinale dhe finale”. Të tre fituesit do të rezervojnë vendet e tyre për Katar 2020.
Faza play-off do të mbahet në mars të vitit 2022.














