Maqedonia e Veriut regjistron rekord të ri të rasteve me COVID-19, 1.285 në 24 orë

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 14 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 1.110

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar rekord të ri prej 1.285 rastesh të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 38.782, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 14 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 1.110.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 23.011, përfshirë 176 pacientët e shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 14.661.

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 3.404 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 268.932.

Kategoritë
LajmeRajoni