Maqedonia e Veriut regjistron rekord të ri të rasteve me COVID-19, 1.085 në 24 orë

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 12 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 994

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar rekord të ri prej 1.085 rastesh të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 31.572, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 12 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 994.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 20.731, përfshirë 283 pacientët e shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 9.847.

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 3.294 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 249.399.

Kategoritë
LajmeRajoni