Maqedonia e Veriut, 20 viktima dhe 515 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 40.275, ndërsa ai i viktimave në 1.156

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 515 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe 20 viktima, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 40.275, ndërsa ai i viktimave në 1.156

Po ashtu janë shëruar 1.194 pacientë të tjerë, duke e çuar në 24.229 numrin e përgjithshëm të të shëruarve nga ky virus. Aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 14.890.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 272.892 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.293 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Në seancën e sotme, qeveria miratoi disa vendime dhe konkluzione në lidhje me masat për parandalimin dhe mbrojtjen nga përhapja e koronavirusit. Ajo vendosi të ndalojë grupimin e më shumë se katër personave në hapësira publike apo kudo në vende të hapura gjatë tërë ditës, ndalesë e cila deri më tani zbatohej pas orës 21:00.

Në Maqedoninë e Veriut mbajtja e maskës në vende të hapura është e detyrueshme dhe mosmbajtja e saj dënohet me 20 euro gjobë. Po ashtu numri i personave në transportin publik është i kufizuar.

Kategoritë
LajmeRajoni