Maqedoni e Veriut, 25 të vdekur dhe 1.064 raste të reja me COVID-19

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 26.289, përfshirë 507 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 1.064 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 44.898, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 25 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 1.263.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 26.289, përfshirë 507 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 16.815.

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 3.096 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 286.181.

Kategoritë
LajmeRajoni