Maqedoni e Veriut, 24 të vdekur dhe 984 raste të reja me COVID-19

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 42.872, përfshirë 631 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit, ndërsa numri i rasteve aktive aktualisht është 22.538

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 984 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 67.311, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 24 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 1.901.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 42.872, përfshirë 631 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 22.538.

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 2.995 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 347.080.

Kategoritë
LajmeRajoni