Maqedoni e Veriut, 23 të vdekur dhe 659 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit u regjistruan 23 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 1.924.

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 659 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 67.968.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 23 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 1.924.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 43.646, përfshirë 774 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 22.398.

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 1.715 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 348.795.

Kategoritë
LajmeRajoni