Maqedoni e Veriut, 18 të vdekur dhe 1.168 raste të reja me COVID-19

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 26.981, përfshirë 692 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 1.168 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 46.062, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 18 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 1.281.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 26.981, përfshirë 692 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 17.800.

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 3.353 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 289.534.

Kategoritë
LajmeRajoni