Maqedoni e Veriut, 1.275 raste të reja me COVID-19 dhe 13 të vdekur

Numri i përgjithshëm i të infektuarve nga virusi u rrit në 36.372

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar rekord të ri prej 1.275 rastesh të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 36.372, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 13 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 1.084.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 22.526, përfshirë 502 pacientët e shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 12.762

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 3.331 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 262.446.

Kategoritë
LajmeRajoni