Loriana Kuka më afër medaljes së Mastersit në xhudo

Xhudistja kosovare Loriana Kuka është duke iu afruar më shumë një medaljeje në Mastersin e xhudos, që është duke u zhvilluar në Doha të Katarit.

Kuka ka kaluar në çerekfinale të kategorisë -78 kg, pasi e mposhti në raundin e parë Myriam Sarah Mazouz të Gabonit, kurse në raundin e dytë kaloi me sukses kundër francezes Audrey Tcheumeo, e cila është nën kampione e lojërave Olimpike Rio 2016.

Në çerekfinale do të ndeshet me Shori Hamada, përfaqësuese e Japonisë dhe njëkohësisht kampione e botës në vitin 2018, dhe nën kampione e botës në 2019.

Kategoritë
Sport