Liverpool shpreh interesim për Ramos

Liverpool janë të interesuar të nënshkruajnë me Sergio Ramos, raporton “El Chiringuito”.

Ramos është pa kontratë këtë verë, respektivisht si agjent i lirë, dhe Liverpooli po shikon që të përforcojë repartin e mbrojtjes, pas lëndimeve të shumta që kanë.

Ylli i Real Madridit ka një histori të komplikuar me “Të Kuqtë”, ku ishte shkaktari i lëndimit të Mohamed Salah, në finalen e vitit 2018 në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Kategoritë
Sport