Liga e Kampionëve, Barcelona do të përballet me PSG-në

Shorti i të 16-ës së finales të Ligës së Kampionëve u mbajt në Zvicër.

Klubi spanjoll i futbollit Barcelona do të përballet me Paris Saint-Germain (PSG) të Francës në të 16-ën e finales të Ligës së Kampionëve të UEFA-s.

Shorti i të 16-ës së finales u mbajt në Zvicër. Faza e ardhshme në Ligën e Kampionëve do të shohë një përplasje interesante midis Barcelonës dhe PSG-së.

Ndërkohë, kampionët e vitit 2020, gjiganti gjerman Bayern Munich do të luajë kundër klubit italian Lazio në fazën e eliminimit direkt.

Ndeshjet e të 16-ës së finales të fundit do të fillojnë në shkurt, kurse ndeshjet e radhës do të zhvillohen në mars.

Ndeshjet e të 16-ës së finales të Ligës së Kampionëve:

Borussia Monchengladbach – Manchester City

Lazio – Bayern Munich

Atletico Madrid – Chelsea

RB Leipzig – Liverpool

Porto – Juventus

Barcelona – Paris Saint-Germain

Sevilla – Borussia Dortmund

Atalanta – Real Madrid
​​​​​​​

Kategoritë
Sport