Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, është duke e përdorur dialogun për poena elektoralë.
Sipas Lekajt, kushtet e vendosura nga Kurti për takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, janë legjitime, por joserioze, pasi pas dy ditësh zëvendëskryeministri Besnik Bislimi zhvilloi takim me palën serbe në Bruksel.
“Takimi i fundit në Bruksel, kur Kurti nuk takoi Vuçiqin. Atëherë lind pyetja pse je shku në Bruksel dhe ato tri kushte që i ka propozuar apo i ka kërkuar Kurti që të ulet në tavolinë, janë okej. Janë legjitime, por ja që pas një jave ulet vartësi i tij. Dhe mendoj që është më tepër diçka që Kurti po e shfrytëzon dialogun për poena elektorale për votë dhe nuk është shumë serioz në kërkesat e tyre”, ka thënë Lekaj në “FIVE” të Dukagjinit.