Lampard “iu gjuhet” lojtarëve pas humbjes nga Arsenali

Trajneri i Chelseat Frank Lampard ishte larg nga “i kënaqur” me performancën e skuadrës së tij në humbjen 3-1 ndaj Arsenalit në “Boxing Day.” “Blutë” u futën në ndeshje si favoritë të mëdhenj, duke pasur parasysh formën e dobët të Arsenalit.

Dhe barazimi 2-2 midis Leicester dhe Manchester United më parë gjatë ditës nënkuptonte që Chelsea kishte një shans të ngjitej në vendin e dytë në tabelë.

Por “Blutë” nuk e shfrytëzuan fare këtë mundësi pasi Arsenali u tregua një skuadër e fortë në ndeshjen e zhvilluar të Shtunën në “Emirates Stadium.”

Lampard ishte qartë i zhgënjyer me mungesën e synimeve të skuadrës së tij që nga minuta e parë e ndeshjes..

“Në pjesën e dytë ne treguam një farë urgjence por ishte tepër vonë,” tha ai.

“Në pjesën e parë e parë ia vështirësuam shumë punët vetes, ishim shumë të varfër. Ju nuk mund të keni mungesë energjie dhe dëshire në Premier League dhe ne e bëmë pikërisht këtë.”

“Ju mund të përgatiteni sa të doni, por nëse shfaqeni ashtu, kjo është një gjë tjetër. Kjo ka të bëjë me mendjen.”, shtoi Lampard.

“Nëse bëni më pak punë se që duhet, gjërat shkojnë kundër jush sikur goli i Sakas. Kjo është jeta. Në një ditë tjetër ne mund të kishim shënuar penalltinë dhe të ktheheshim por nuk ishte një ditë për ne. Ne kemi gabuar shumë sot.”, përfundoi Lampard.

Kategoritë
Sport