La Liga sjell derbin lokal Real Madrid-Atletico Madrid

La Liga spanjolle rikthehet sot me disa ndeshje interesante, ku ndër përballjet më të mira do të jetë ajo mes Real Madrid e Atletico Madrid, përcjell KosovaPress.

Dy skuadrat nga Madridi do të përballen kokë më kokë sot në stadiumin “Santiago Bernabeu”, ku Atletico Madrid këtë edicion është treguar skuadër më e suksesshme se “Galaktikët”.

Real Madridi pas 11 xhirove ka arritur të regjistrojë gashtë fitore, dy barazime dhe tre humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e katërt me gjithsej 20 pikë, ndërsa skuadra e Atleticos pas 10 ndeshjeve e gjen vetën si kryesues të tabelës, respektivisht në vendin e parë me 26 pikë të arkëtuara, ku ka tetë fitore, dy barazime dhe asnjë humbje.

Programin e plotë të ndeshjeve në La Liga e gjeni të bashkangjitur më poshtë.

14:00 Valencia (13) – Athletic Bilbao (14) (Stadiumi Mestalla)

16:15 Getafe (15) – Sevilla (6) (Stadiumi Coliseum Alfonso Pérez)

18:30 Huesca (20) – Alaves (12) (Stadiumi Estadio El Alcoraz)

21:00 Real Madrid (4) – Atletico Madrid (1) (Stadiumi Santiago Bernabeu)

Kategoritë
Sport