Ky është goli për të cilin po flitet sot në të gjithë Evropën (Video)

Rafael Leao shënoi golin më të shpejtë në historinë e Serie A ndërsa AC Milan shënoi vetëm pas gjashtë sekondave lojë në sfidën e tyre kundër Sassuolos të Dielën.

Sulmuesi portugez, 21 vjeç, mori pasimin nga Hakan Calhanoglu dhe realizoi për epërsinë e parë të “Rossonerëve”

Goli i Leaos rrëzoi rekordin prej 8.9 sekondash të vendosur nga Paolo Poggi i Piacenzas kundër Fiorentinas më 2 dhjetor të vitit 2001.

Milani vazhdon ta kryesojë renditjen tabelare në Serie-A me 31 pikë kur janë zhvilluar 13 xhiro deri më tani.

Goli i Shane Long për Southamptonin kundër Watfordit më 23 Prill 2019 është goli më i shpejtë në historinë e Premier Ligës me 7.69 sekonda.

Kategoritë
Sport