Kusari reagon pas miratimit të projektligjit për KPM-në: Ditë e errët për demokracinë dhe lirinë e medias

Me 59 vota pro, dy abstenime e asnjë kundër, deputetët e Kuvendit ët Kosovës e kanë miratuar projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave.

Pas këtij votimi ka reaguar juristja e mediave, Flutura Kusari, e cila ka kritikuar partinën në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas Kusarit, ky Ligj dënon demokracinë, lirinë e shprehjes dhe të mediave në vend.

“VV-ja e aprovoi me 61 vota projektligjin anti-europian për Komisionin e Pavarur për Media. Sot është dite erret për demokracinë dhe lirinë e shprehjes dhe te medias ne Kosove”, ka shkruar Kusari në Facebook.

Ky projektligj është kundërshtuar nga shumica e organizatave ndërkombëtare që merren me lirinë e medias. Po ashtu, Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhjen për mosinkorporimin rekomandimet në tre projektligje vendimtare, atë për Zyrtarët Publikë, Komisionin e Pavarur për Media dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi