Kualifikimet për Kampionatin Evropian në Volejboll: Turqia mund Bosnjë e Hercegovinën

Në ditën e dytë të turneut kualifikues në kuadër të “Grupit C”, pjesë e të cilës është edhe Maqedonia e Veriut, Turqia mundi Bosnjë e Hercegovinës me rezultat në sete 3:0

Në qendrën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup, përfaqësuesja e Turqisë në volejboll ka fituar ndaj përfaqësueses së Bosnjë e Hercegovinës, ndeshje e cila u zhvillua në kuadër të Kampionatit Evropian në Volejboll 2021, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ditën e dytë të turneut kualifikues në kuadër të “Grupit C”, pjesë e të cilës është edhe Maqedonia e Veriut, Turqia mundi Bosnjë e Hercegovinës me rezultat në sete 3:0.

Në setin e parë që zgjati 19 minuta Turqia fitoi me rezultat 25:15, në setin e dytë që zgjati 21 minuta fitoi me rezultat 25:17, ndërsa në setin e tretë që zgjati po ashtu 21 minuta fitoi me rezultat 25:18.

Ndeshja u udhëhoq nga gjyqtari grek Avramidis Alexandros dhe ai serb Aleksandar Petroviq.

Ndeshjet kualifikuese të “Grupit C” filluan mbrëmë në Shkup, kur Maqedonia e Veriut fitoi ndaj Bosnjë e Hercegovinës, ndërsa nesër në mbrëmje do të zhvillohet ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.

Në fund të kualifikimeve për pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian në Volejboll, që do të organizohet si dy turne të ndara, skuadrat që në grupet e tyre do të fitojnë vendin e parë dhe pesë skuadrat më të mira që do të renditen në vendin e dytë do të kenë të drejtë të marrin pjesë në Kampionatin Evropian 2021 për meshkuj, të cilin bashkërisht do ta organizojnë Polonia, Çekia, Estonia dhe Finlanda.

Kategoritë
LajmeSport