Kosova në futboll ka mësuar renditjen e saj në FIFA për vitin 2020, duke e mbyllur në vendin e 117.
Të enjten, FIFA ka publikuar ranglistën e re për muajin dhjetor dhe Kosova nuk ka lëvizur nga pozita që ishte edhe muajin e shkuar.
Kosova edhe këtë muaj i ka 1155 pikë, sa i pati edhe në ranglistën e nëntorit.
Muajin e shkuar, Kosova e mbylli edicionin e dytë të Ligës së Kombeve, me një fitore dhe një humbje.
Të besuarit e Bernard Challandes pësuan në udhëtim nga Sllovenia (1-0) derisa në Prishtinë, triumfoi përballë Moldavisë (1-0).
Shqipërisë që u promovua në Ligën B të Ligës së Kombeve pas dy fitoreve muajin e shkuar ndaj Kazakistanit e Lituanisë, nuk ka ndërruar pozitë.
Këtë vit, Shqipëria e mbyll në pozitën e 66 me 1360 pikë, sa i pati edhe gjatë muajit të shkuar.
















