Qytetarët e fshatit Llugë të Podujevës kanë mbetur pa rrymë që nga mbrëmë. Në redaksinë e Gazetës Express, qytetarët janë shprehur shumë të zhgënjyer me KEDS-in, sepse thonë që nga ora 21:00 nuk kanë rrymë dhe kësisosj në këto temperatura të larta është shumë e vështirë të jetojnë në normalitet.
Lidhur me këtë shqetësim, Gazeta Express ka marrë një përgjigje nga zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi.
Krasniqi tha se ekipet ndodhen në terren për ta rregulluar problemin me rrymën.
“Ka pasë prishje, mbrëmë ka qenë e pamundur qasja. Sot ekipet e KEDS-it, me disa mjete speciale kanë intervenuar dhe një pjesë është rregulluar, ndërkaq një pjesë tjetër akoma jo. Ekipet ndodhen në terren dhe janë duke punuar akoma”, tha Krasniqi













