Konfirmohet zyrtarisht: Shqipëria në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit

Organizatorët e Eurovisionit kanë konfirmuar se në vitin 2021 do të jenë pjesëmarrëse 41 shtete në maj në Rotterdam të Holandës.

Grupi i Konkursit të Eurovisionit ka rënë në një marrëveshje, që të mos vazhdojë me një short të ri të aplikimit në muajin janar. Kjo nënkupton se të gjitha vendet që ishin caktuar për gjysmëfinalen e parë dhe të dytë do të performojnë në Ahoy Arena më 2021.

Në këtë formë do të ruhen biletat e blera nga fansat e Eurovisionit për edicionin 2020.

Ndërkohë, është konfirmuar se Shqipëria do të performojë në gjysmëfinalen e dytë.

Kategoritë
LajmeRajoni