Klopp deklarohet para ndeshjes me Aston Villan

Liverpool do të përballet nesër mbrëma kundër skuadrës së Aston Villas në kuadër të FA Cup.

“Të Kuqtë” janë mysafirë tek Aston Villa, dhe do shikojnë që të nxjerrin një rezultat pozitivë, pas tre ndeshjeve të fundit pa fitore, nesër me fillim nga ora 20:45.

Trajneri i kampionëve aktual Jurgen Klopp, ka folur sot për media dhe “Liverpool Echo”, ku ka përditësuar me lajme rreth lëndimeve në skuadër dhe rreth transferimeve të mundshme në merkaton e janarit.

Më poshtë mund të gjeni pikat kyçe të konferencës së Jurgen Klopp.

Ka pranuar se në situatën që gjenden klubi tani, do të dëshironte që të përforconte më shumë repartin e mbrojtjes, por tha që mund të jetë e pamundur shkaku i pandemisë Covid-19, për shkaqe financiare.

Ai thotë se ka arsye të mëdha për formën momentale që është duke kaluar Trent Alexander-Arnold, ku lëndimi në fillim të sezonit së bashku me infektimin me Covid-19, ishin ndër arsyet e formës jo të mirë.

Insiston se nuk ka lajme të reja rreth situatës momentale me kontratën e Gini Wijnaldum.

Konfirmon se Naby Keita do të rikthehet së shpejti por nuk do të jetë i gatshëm kundër Aston Villas.

Klopp po ashtu ka folur edhe për lëndimet e shpeshta të mbrojtësit Joel Matip, ku ka insistuar se janë duke punuar me stafin mjekësor që ai të jetë i gatshëm për derbin kundër Manchester United.

Nesër mbrëma Liverpool do të zhvillojë ndeshje si mysafirë kundër skuadrës së Aston Villas, në kuadër të xhiros së tretë të FA Cup.

Kategoritë
Sport