Kina “kusht” çifteve të reja: Bëni një fëmijë që në vitin e parë të martesës

Tkurrja e popullsisë ka vënë në alarm qeverinë kineze. Kështu qeveria ka nisur t’u bëjë presion çifteve të reja që të bëjnë fëmijë që në vitin e parë të martesës. Në një postim në internet një grua raportonte se ishte marrë në telefon nga autoritetet lokale dhe ishte pyetur nëse është shtatëzënë duke sjellë kështu reagime të shumta.

Debati vjen pas deklaratës së Presidentit Xi Jinping në Kongresin e 20-të të Partisë Komuniste javën e kaluar se Kina do të vendosë një politikë për të rritur normat e lindjeve dhe për të përmirësuar strategjinë e zhvillimit të popullsisë së vendit. Në një postim në ëeibo një grua ka rrëfyer historinë e ngjashme me një kolegën e saj, të cilën e kishin marrë në telefon dhe e kishin pyetur nëse është shtatëzënë.

Ajo shprehet se kolegës së saj i është thënë në telefon se autoritetet lokale duan që të sapomartuarit të bëhen me fëmijë që në vitin e parë të martesës së tyre. Qeveria komunale e Nanjing dhe Komisioni Kombëtar i Shëndetit nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese të Reuters për koment. Lindjet e reja pritet të bien nën 10 milionë. Vitin e kaluar ishte 10.6 milionë, duke shënuar një rënie prej 11.5%.

Nga viti 1980 deri në 2015, Kina ka pranuar se popullsia e saj është në prag të tkurrjes, një krizë e mundshme që do të testojë aftësinë e saj për të paguar dhe për t’u kujdesur për të moshuarit.

Kategoritë
BotaLajme