Khabib reagon pasi McGregor u mund me nokaut

McGregor nuk është rikthyer nga pensionimi ashtu siç ai do të dëshironte, pasi u mund me nokaut teknik nga Dustin Poirier në eventin e UFC 257.

Poirier kaloi të gjitha pritshmëritë duke e nokautuar ish-kampionin, edhe pse McGregor ishte duke e dominuar meçin deri në atë moment.

Pas meçit, ishte Khabib Nurmagomedov i cili reagoi në profilin e tij në Twitter duke e kritikuar McGregorin.

“Kjo është ajo çfarë ndodh kur e ndryshon ekipin, i braktis partnerët e stërvitjes që të bënë ty kampion dhe stërvitesh me fëmijë të vegjël, shumë larg realitetit” – shkroi Khabib.

Kujtojmë se në vitin 2019, Khabib kishte mposhtur Conor McGregorin, ndërsa është përfolur shumë për një tjetër meç mes tyre.

Kategoritë
Sport