Neymar është i mirëpritur të ribashkohet me Lionel Messin por së pari ai duhet të kërkojë falje pas daljes së tij të papritur nga “Camp Nou” tre vjet më parë, ka insistuar kandidati për presidenct të Barcelonës, Jordi Farre.
Reprezentuesi brazilian kaloi katër sezone të ngarkuara me trofe në Katalonia, duke formuar një partneritet të frikshëm së bashku me Messin dhe Luiz Suarez, përpara se të bashkohej me Paris Saint-Germain për 222 milionë euro në vitin 2017 pasi ishte paguar klauzola e tij e lirimit.
Neymar ka shënuar 50 herë në 59 paraqitje në Ligue 1 që nga arritja në PSG dhe asistoi edhe 29 herë.
Gjatë kohës së tij me Barçan, ai ishte i përfshirë drejtpërdrejt në 164 gola në 186 paraqitje, duke ndihmuar klubin për t’i fituar tetë trofe.
PSG thuhet se do të jetë duke përgatitur një ofertë për Messin, por Farre i cili është në garë për të pasuar Josep Maria Bartomeun si president i ardhshëm i gjigandëve të LaLigas në zgjedhjet e janarit – ka sugjeruar që çifti mund të luajë së bashku në “Camp Nou”.
“Neymar do të jetë i mirëpritur, por gjëja e parë që ai duhet të bëjë është të tërheqë kërkesat e tij dhe të kërkojë falje,” tha ai për “RAC1.”
“Ne kemi folur me njerëzit e tij. Kush nuk dëshiron lojtarin e tretë më të mirë në botë në ekipin e tyre? Ekziston një mundësi e një kërkese transferimi, e cila do ta shihte atë të vinte për 40-45 milion euro.”, tha në fund Farre.













