Izraeli, Austria dhe Danimarka me një fond për zhvillimin e vaksinave anti-Covid

Në kohën kur numri i rasteve të infektuarve me koronavirus po rritet, shumë shtete tashmë kanë filluar të furnizohen me vaksinat kundër Covid-19.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se Izraeli, Austria dhe Danimarka do të formojnë një fond të përbashkët për kërkimin dhe zhvillimin e vaksinave Covid-19.

“Ne do të krijojmë një fond të përbashkët kërkimi dhe zhvillimi dhe do të diskutojmë mundësinë e investimeve të përbashkëta në objektet e prodhimit të vaksinave,” tha ai në një konferencë shtypi me kancelarin austriak Sebastian Kurz dhe kryeministrin danez Meta Frederiksen.

Ai ftoi vendet e tjera të bashkohen me ta, raporton Reuters.

Kategoritë
BotaLajme