“Mund të thuhet se humbëm në Sarajevë dhe fituam në BeH. SDA fitoi në 30 komuna dhe ne mbetemi larg, partia më e fortë në BeH. Rezultati do të jetë afërsisht si ai i vitit 2016, një ose dy komuna më pak”, theksoi Izetbegoviç.
Kryetari i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) në Bosnjë dhe Hercegovinë, Bakir Izetbegoviç, tha se partia e tij humbi në Sarajevë, por se ajo fitoi në BeH, raporton Anadolu Agency (AA).
“Rezultatet janë jozyrtare në bazë të 90-95 për qind të votave të numëruara. Mund të thuhet se humbëm në Sarajevë dhe fituam në BeH. SDA fito në 30 komuna dhe ne mbetemi larg, partia më e fortë në BeH. Rezultati do të jetë afërsisht si ai i vitit 2016, një ose dy komuna më pak”, shpjegoi Izetbegoviç.
Sipas tij, SDA fitoi kryetar bashkie të ri në pesë komuna; Visoko, Breza, Zhivinice, Bosanski Petrovac dhe Banoviçi. “Shpresojmë për fitore dhe jemi duke udhëhequr tani për tani në Srebrenicë, Kladushë dhe Kalesija”, theksoi Izetbegoviç.
Ai është i mendimit se ekziston një tendencë e dukshme se në disa nga qytetet e mëdha në të dy etnitetet kanë votuar për ndryshime – Sarajevë, Banja Luka dhe Bijeljina.







