Icardi nuk po luan, largimi shumë i mundshëm

E ardhmja e Mauro Icardit vihet në dyshim pas largimit të trajnerit, Thomas Tuchel.

Italiani ka shënuar 2 gola në 5 ndeshje këtë sezon dhe nuk ka arritur të bëjë ndonjë gjë tjetër.

Ai së pari u infektua me Covid-19, më pas u lëndua në gju dhe tani po ka probleme me muskujt e këmbës.

Nga 17 ndeshje që PSG ka zhvilluar këtë sezon, Icardi ka qenë prezent vetëm në 5 prej atyre ndeshjeve dhe tani me largimin e trajnerit Tuchel nuk dihet nëse do të ketë vend për të në klub.

Interesim për italianin kanë shprehur Zonja e Vjetër, të cilët përpara kalimit te PSG kanë qenë shumë të interesuar për të.

Mirëpo, 27 vjeçari ka një klauzolë në kontratën e tij, e cila thotë se ai nuk mund të transferohet në Itali. Vetëm në qoftë se një klub nga Italia paguan 15 milionë euro më shumë.

Klubi parisien nuk duket ta ketë në planet e veta Icardin. Afati kalimtar në Francë do të hapet në fillim të janarit, më 2 janar./

Kategoritë
LajmeSport