Agjencia e Statistikave të Kosovës ka shpallur sot edhe fituesin e lojës shpërblyese për atë që e ka gjetur saktë numrin e popullsisë rezidente në Kosovë.
Fituesi në këtë rast është Alberit Sopa, i cili do të marrë shpërblim prej 10 mijë euro bruto.
Sopa kishte parashikuar se popullsia rezidente e Kosovës do të jetë 1 milion e 586 mijë e 640,19 banorë më pak se sa doli.
Parashikimi tij ka qenë më i afërti me shifrën që dha ASK-ja, e që është 1 milion e 586 mijë e 659.
Në këtë lojë shpërblyese morën pjesë 23 mijë e 494 pjesëmarrës./Lajmi.net/
















