Humolli: Kushtet e paraqitura nga Kurti, jo të analizuara drejtë, kryeministri duhet të bëjë presion për të pagjeturit!

Takimi Kurti-Vuçiq i paraparë të mbahej me 26 qershor në Bruksel, dështoi.

Kjo pasi kryeministri Kurti paraqiti tre kushte

Kështu konfirmoi në një konferencë për shtyp shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Kushtet e paraqitura nga Kurti janë, formalizimi i Marrëveshjes Bazë përmes nënshkrimit nga krerët respektivë të shteteve, tërheqja e letrës zyrtare e dorëzuar në BE nga ish-kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, më 13 dhjetor 2023 dhe e kushti i tretë dorëzimi i Millan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar terrorist tek autoritetet gjyqësore të Kosovës.

Në lidhje me kushtet e paraqitura nga kryeministri Kurti ka folur për “Gazeta Blic” ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje tashmë i pavarur, Fatmir Humolli.

Humolli tha se kushtet e paraqitura nga Kurti nuk janë të analizuara drejtë .

Ai tha se duhet të sqarohet mirë nëse BE-ja do paqe apo jo në rajon dhe të njëjtit të jenë korrekt.

“Kushtet e kryeministrit nuk janë te analizume drejt. Kryeministri duhet ta sqaron orientimin politik të Kosovës, a don të jetë e pavarur apo të jetë e ‘varur’.Me BE-në duhet të sqarohet a do paqe në rajon apo jo. Nëse do paqe në rajon duhet të jenë korrekt dhe të drejtë.Derisa është rezoluta 1244 nuk mundet me pas paqe në rajon” deklaroi Humolli për “Gazeta Blic”.

Ai tutje potencoi se kryeministri Kurti duhet të bëjë presion për të pagjetur që fshihen nga Serbia.

“Kryeministri duhet të bëjë presjon për të pagjeturit që Serbia i fsheh dhe këtë e di saktë BE- ja.Kosova duhet shpejt me reflektu për zhvillimet në Evropë, duhet me pa se a do funksionoj BE-ja në të ardhmen dhe si do të funksionoj.Për këtë aktualisht Kosova është keq duke berë kalkulimet, po me duket sikur ne 1912 që shumë kanë besu në ‘Perandorin Osmane’ edhe pse ajo shkonte duke u shkatërru” deklaroi Humolli në përgjigjen dhënë për “Gazeta Blic”.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi