Harry dhe Meghan vs Pallati Buckingham: Si lindi kriza mbretërore

Nga Ben Quinn – The Guardian

Princ Harry dhe Meghan Markle u martuan në maj të 2018 dhe brenda disa muajve filluan të shfaqeshin tensionet e para mes tyre dhe pjesës tjetër të familjes mbretërore.

Mars 2019: Krijimi i familjes së tyre

Pallati Buckingham njoftoi se Duka dhe Dukesha e Sussex do të bëheshin prindër në pranverë. Mbretëresha dha leje që çifti të kishte një zyrë të re në Pallatin Buckingham me stafin e tyre, të ndarë nga zyra ku ata ishin më parë me Cambridges në Pallatin Kensington. Raportet thanë se ata po fillimisht kërkuan një zyrë plotësisht të pavarur nga Pallati Buckingham, por kjo u mohua.

Qershor 2019: Shkëputja nga Fondacioni Mbretëror

Në qershor të 2019 qarkulluan lajme se Meghan dhe Harry do të krijonin fonacionin e tyre të bamirësisë, duke u shkëputur nga Fondacioni Mbretëror dhe Duka dhe Dukesha e Cambridge. Dyshimet u hoqën kur në shtator u njoftua hapja e fondacionit Sussx Royal, informon abcnews.al.

Tetor 2019: Meghan flet për ITV

Duke zbuluar se ajo ishte paralajmëruar se tabloidët britanikë mund të shkatërronin jetën e saj pas martesës më Princ Harryn, Meghan foli pa doreza për presionin që kishte në jetën e saj të re.

“Ka qenë e komplikuar”, tha ajo për Tom Bradby, kur u pyet në lidhje me ndikimin e jetës mbretërore në shëndetin e saj mendor dhe fizik.

Janar 2020: Meghan dhe Harry tërhiqen nga jeta mbretërore

Harry dhe Meghan njoftuan se ata do të tërhiqeshin nga rolet e tyre të larta në familjen mbretërore në përpjekje për t’u bërë financiarisht të pavarur. Një vendim i tillë befasoi botën, dhe si duket, edhe Pallatin Buckingham.

Pas shumë muajsh reflektime dhe diskutime të brendshme, ne kemi zgjedhur të heqim dorë nga detyrat mbretërore”, tha çifti. Më pas pati dhe një deklaratë nga Pallati, ku thuhej: “Diskutimet me Dukën dhe Dukeshën e Sussex janë në një fazë të hershme. Ne e kuptojmë dëshirën e tyre për të marrë një qasje tjetër, por këto janë çështje të komplikuara që do të kërkojë kohë për t’u zgjidhur”.

Sidoqoftë, një ditë më vonë BBC njoftoi se familja mbretërore ishte lënduar nga vendimi i Meghan dhe Harryt, pasi ata nuk ishin këshilluar me askënd nga mbretërorët para se të bënin publike, deklaratën e tyre personale, informon abcnews.al.

Mes bisedimeve të menjëhershme për një krizë mbretërore, Mbretëresha thirri mbretërit e vjetër në një samit në Sandringham për të diskutuar se çfarë do të thoshte realiteti i ri për Sussexes: kryesisht rreth asaj sesi do të financoheshin dhe kostot e sigurisë.

Përpara takimit, Duka i Kembrixhit thuhet se shprehu keqardhje për tensionet e krijuara Vëllezërit tani ishin të ndarë, por Princi William tha se shpresonte që çështjet në atë mënyrë që familja mbretërore të ishte sërish si një ekip.

… Por asnjë marrëveshje nuk u arrit në samitin mbretëror

Në një deklaratë të lëshuar nga Mbretëresha thuhej se pati diskutime konstruktive në samit, edhe pse nuk u duk kështu.

“Megjithëse do të kishim preferuar që ata të ishin anëtarë me kohë të plotë të familjes mbretërore, ne e respektojmë dhe e kuptojmë dëshirën e tyre për të jetuar një jetë më të pavarur si familje” tha mbretëresha.

Por raportet dhe informacionet, thonë tjetër gjë për rezultatin në samit. Çiftit u ishte njoftuar se ata nuk do të ishin përfaqësonin më zyrtarisht Mbretëreshën. U ishte thënë se nuk mund t’i kishin të dyja, informon abcnews.al.

Ditë më vonë, princ Harry shprehu trishtim për vendimin e Pallatit dhe mënyrën sesi ata reaguan. Harry gjithashtu tha se vendimi për  t’u larguar nga familja mbretërore nuk ishte i lehtë, por nuk kishte “asnjë mundësi tjetër”.

Shkurt 2021

Pas muajve të gjatë të pandemisë që hoqën vëmendjen nga kjo çështje, si duket tensionet janë rikthyer sërish mes Pallatit dhe çiftit që momentalisht po jeton në Los Angeles. Tensionet u shfaqën përsëri në fund të një rishikimi njëvjeçar të pozitës së tyre.

Çifti vendosi të mos ktheheshin si pjesëtarë të familjes mbretërore, tha pallati, duke shtuar se ata gjithashtu do të hiqnin dorë nga patronimet e tyre mbretërore.

Një përgjigje e menjëhershme erdhi nga Sussex-ët, të cilët thanë se ata ishin të përkushtuar ndaj detyrave dhe shërbimit në Mbretërinë e Bashkuar, duke dhënë një mesazh indirekt për Pallatin: “Të gjithë mund të bëjmë një jetë shërbimi. Shërbimi është universal”./e.b-abcnews.al

Kategoritë
BotaLajme