Grealish përsëri nën radarin e Manchester United

Sulmuesi i Aston Villës ende është nën radarin e krerëve të “Djajve të Kuq”.

Manchester United po vazhdon të monitorojë situatën e sulmuesit të Aston Villës Jack Grealish, raporton “The Athletic”.

Ka kohë që Grealish është duke u lidhur me një transferim të mundshëm tek ndonjë ekip më i madh në Premier Ligën angleze, edhe pse ai veçse ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Aston Villën, por pavarësisht kësaj forma e tij e mirë e ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha si Manchester United e Manchester City.

United e sheh Grealish si top transferimin e tyre, veçanërisht nëse dështon pista e tyre kryesore Jadon Sancho.

Kategoritë
Sport