Gjiganti italian pran shkarkimit të trajnerit, Allegri dhe Sarri janë alternativat

Roma thuhet se po shikon alternativa për Paulo Fonsecan, me Max Allegrin dhe Maurizio Sarrin të përmendur si shënjestra të mundshme për “La Lupa”.

Fonseca aktualisht përgatitet të përballet me Spezian për herë të dytë këtë javë, të Shtunën dhe “La Gazzetta dello Sport” raporton se “Giallorossët” kanë filluar të studiojnë alternativa të mundshme për trajnerin portugez.

Pësoi disfatë kundër Spezias në Kupën e Italisë të Martën, në një lojë që kishte gjithçka, duke përfshirë gjashtë gola, dy kartona të kuq në 30 sekonda, disa humbje të jashtëzakonshme dhe shumë zëvendësime, përcjell KosovaPress.

Presioni rritet mbi shpatullat e Fonsecas pas një periudhe pa fitore prej tre ndeshjesh dhe dy ish-trajnerët e Juventusit përmenden si alternativa, me Allegrin dhe Sarri dy emrat më të mëdhenj në listën e kandidatëve.

Si Allegri ashtu edhe Sarri janë ende të lidhur kontraktualisht me “Bianconerët” dhe duan të presin deri në verë.

Roma mund të kërkojë për një zgjidhje të përkohshme, pasi gazeta pretendon se Walter Mazzarri dhe Luciano Spalletti po konsiderohen për këtë pozicion deri në korrik.

Roma është, megjithatë, e katërta në Serie A pas 18 ndeshjeve, nëntë pikë prapa udhëheqësve të ligës Milani.

Kategoritë
Sport