Parlamenti gjerman ka mbajtur një minutë heshtje në kujtim të Boris Romanchenko, i cili u vra gjatë një sulmi në qytetin ukrainas të Kharkiv. Siç u raportua dje nga mediat e huaja, 96-vjeçari u mbijetoi disa kampeve naziste të përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore, përfshirë Bergen-Belsen dhe Buchenëald.
Teksa hapi seancën e parlamentit gjerman sot, nënkryetarja Katrin Goering-Eckard bëri homazhe për Romanchenko.
“Vdekja e tij na kujton se Gjermania ka një përgjegjësi të veçantë historike ndaj Ukrainës,” tha ajo.
“Boris Romanchenko është një nga mijëra të vdekurit në Ukrainë. Çdo jetë e vetme që është marrë na kujton të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndaluar këtë luftë mizore që shkel ligjin ndërkombëtar dhe për të ndihmuar njerëzit në dhe nga Ukraina.”