Gërvalla thotë se Vuçiq po e bllokon dialogun: Ai është dora e zgjatur e Putinit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka deklaruar se Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq është dora e zgjatur e Rusisë dhe Vladimir Putinit në Ballkan.

Ajo ka thënë se përmes tij po vihet në provë vendosmëria e Perëndimit.

Gërvalla ka deklaruar se i gjithë rajoni mezi pret ndryshimin në Serbi dhe se në atë rast forcat demokratike në Serbi do ta njohin Kosovën si shtet të pavarur, por edhe Bosnja dhe Hercegovina, e cila aktualisht është e bllokuar nga Republika Sërbska me liderin nacionalist Milorad Dodik, i cili është në të njëjtën linjë me Moskën si Vuçiqi, transmetojnë mediat serbe.

Kryediplomatja Gërvalla, e cila ditë më parë mori pjesë Konferencën Ndërkombëtare në Dubrovnik, për gazetën kroate Veçernji, e pyetur nëse pret vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd tha se është Serbia, gjegjësisht presidenti i saj Aleksandar Vuçiq ai që po e bllokon dialogun.

Kategoritë
LajmeVendi