Futbollisti 53-vjeçar japonez zgjat kontratën edhe një vit

Futbollisti japonez Kazuyoshi Miura i cili përgatitet për sezonin e 36-të të karrierës aktive në futboll, do të mbushë 54 vite një ditë para se të fillojë sezona e re, më 26 shkurt.

Klubi i Ligës së Parë të Futbollit të Japonisë (J League), Yokohama, ka zgjatur edhe për një sezon kontratën e futbollistit të tyre, 53-vjeçarit Kazuyoshi Miura, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të bërë nga klubi, kontrata e sulmuesit japonez Miura është zgjatur për sezonin tjetër që do të fillojë më 27 shkurt 2021.

Miura, një ndër emrat me karrierë më të gjatë e të botës së futbollit, duke theksuar se kanë kaluar një vit të vështirë për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), tha se “këtë sezon do të luaj më shumë ndeshje dhe do të kontribuojë në fitoret e klubit”.

Futbollisti, ndryshe i njohur edhe si “Mbreti Kazu”, ka luajtur në klubet Santos të Brazilit, Genoa të Italisë, Dinamo Zagreb të Kroacisë dhe Sydney të Australisë, ndërsa sezonin e kaluar me Yokohama luajti në 6 ndeshje.

Ai me kombëtaren japoneze zhvilloi 89 ndeshje shënoi 55 gola mes viteve 1990-2000.

Futbollisti japonez i cili përgatitet për sezonin e 36-të të karrierës aktive në futboll, do të mbushë 54 vite një ditë para se të fillojë sezona e re, më 26 shkurt.

Kategoritë
Sport