FT: Administrata Biden e frustruar me Kurtin, e akuzojnë se po gërryen shpresat për marrëveshje me Serbinë

Gazeta prestigjioze “Financial Times” në një artikull kushtuar Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe lojës së tij të shumëfisht në të qëndruarit edhe me Perëndimin demokratik dhe Lindjen autokratike, ka rrokur edhe mbi çështjet e (mos)marrëveshjeve Kosovë-Serbi, ku shkruan edhe se administrata Biden “janë të frustruar me (Kryeministrin e Kosovës, Albin) Kurtin”.

FT i kushton një pjesë të madhe të shkrimit eventualitetit (të favorshëm për Serbinë) të ardhjes në krye të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump dhe ish-emisarit të tij për rajonin Richard Grenell “i cili ka bërë të qartë se nuk ka kohë për qëndrimet e Albin Krutit”.

“Vitin e kaluar, zyrtarët e BE-së dhe administrata e Bidenit gjithashtu janë frustruar me Kurtin, duke e akuzuar atë si të pakompromis dhe duke minuar shpresën për një zgjidhje”, shkruan gazeta.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi