Formula 1, Max Verstappen fitoi në garën e fundit të sezonit 2020

Sezoni i sivjetmë i ndikuar nga koronavirusi përfundojë pas garës së 17-të të mbajtur nsot ë Abu Dhabi, ndërsa Lewis Hamilton fitoi titullin e kampionit për të shtatën herë në karrierën e tij.

Piloti i skuadrës Red Bull, Max Verstappen, fitoi garën e fundit të Kampionatit Botëror në Formula 1 në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) për Çmimin e Madh të Abu Dhabi-t.

Verstappen përfundoi garën me 55 xhiro për 1:36:28 për të vulosur fitoren e dytë të sezonit.

Piloti i Mercedes-it, Valtteri Bottas, mbeti 15,97 sekonda pas fituesit, ndërsa shoku i skuadrës së Bottas-it, Lewis Hamilton, doli i treti me 18,41 sekonda vonesë.

Sezoni i sivjetmë i ndikuar nga koronavirusi përfundojë pas garës së 17-të të mbajtur nsot ë Abu Dhabi, ndërsa Lewis Hamilton fitoi titullin e kampionit për të shtatën herë në karrierën e tij.

Skuadra Mercedes gjithashtu fitoi titullin e konstruktorëve të vitit 2020 për të shtatën herë me radhë.

Renditja e pilotëve 2020:

1. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 347 – kampion

2. Valtteri Bottas (Finlandë): 223

3. Max Verstappen (Holandë): 214

4. Sergio Perez (Meksikë): 125

5. Daniel Ricciardo (Australi): 119

Renditja e konstruktorëve 2020:

1. Mercedes: 573 – kampionë

2. Red Bull Racing: 319

3. McLaren: 202

4. Racing Point: 195

5. Renault: 181

Kategoritë
Sport