Filmi promovues i Formula 1 në Stamboll filloi të shfaqet në mbarë botën (Video)

“Ishte me të vërtetë një përvojë shumë e mirë drejtimi i mjetit në rrugët e Stambollit. Edhe momentet mbi urën ‘Dëshmorët e 15 Korrikut’ janë të paharrueshme”, tha piloti i Red Bull Racing, Albon.

Filmi promovues që u xhirua para garës së DHL Turkish Grand Prix në Formula 1 që u mbajt më 13-15 nëntor në “Intercity İstanbul Park” filloi të shfaqet në mbarë botën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Filmi promovues në të cilin u krye “pit-stopi” i parë ndërkontinental në botë mbi urën “Dëshmorët e 15 Korrikut” në Stamboll dhe në të cilën morën pjesë piloti i Red Bull Racing, Alexander Albon dhe Pierre Gasly, piloti i AlphaTauri filloi të shaqet në gjithë botën.

Në filmin e xhiruar nën drejtimin e Kryesisë së komunikimeve të Presidencës turke me qëllim për të siguruar kontribut në promovimin e Turqisë dhe Stambollit, shfaqen pilotët që kalojnë me mjetet e tyre të Formula 1 në destinacionet si Pallati Topkapı, Ura Galata, sheshi Sultanahmet, Tuneli i Euroazisë dhe Ura “Dëshmorët e 15 Korrikut”.

Piloti i AlphaTauri, Pierre Gasly, në një deklaratë duke tërhequr vëmendjen në rëndësinë e përvojës së përjetuar në filmin promovues tha se “Drejtimi i një makine të Formula 1 në Stamboll dhe vaçanërisht kalimi mbi urë nga një kontinent në një kontinent tjetër ishte e mrekullueshme. Është shumë krenari të jesh pjesë e kësaj dite të rëndësishme”.

Ndërsa piloti i Red Bull Racing, Alexander Albon tha se “Ishte me të vërtetë një përvojë shumë e mirë drejtimi i mjetit në rrugët e Stambollit. Edhe momentet mbi urën ‘Dëshmorët e 15 Korrikut’ janë të paharrueshme”.

Kategoritë
Sport